Kampionati Europian për fëmijë në Shtutgart: Sara Kraja kampione e Europës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 07-08.12.2019 në Gjermani u mbajtë Kampionati Europian për kategorinë e pionerëve mosha 2008-2009, në diciplinat e ndeshjes dhe formës, ku  morën pjesë mbi 1200 garues. Për ekipin e Malit të Zi u paraqitën 6 garues nga klubi i Taekwondo-së Ulqini, të cilët arritën një rezultat historik, pasi fituan 6 medalje europiane, të cilat janë medaljet e para europiane për Malin Zi në kategorinë e pionerëve. Rezultati më domethënës ishte medalja e artë e fituar nga Sara Kraja e cila u shpall kampione e Europës për vitin 2019 në kategorinë -52kg ku arrinë të fitoj dy ndeshje me rezultat bindës. Medalje të tjera u fituan nga Enes Dushku, Sara Dervishi dhe Arta Ismailaga. Nga klubi falenderojë sposnsorët që lehtësuan udhtimin në këtë kampionat,  pa ndihmën e të cilëve ndoshta edhe nuk do të ishin paraqitur. 

Në diciplinën e formave sposrtistët nga Ulqini sjellin 4 medalje Europine.
Kategorija individuale:
🥈SARA DERVISHI fiton medalje argjendi 🥈nënkampione Europiane.
🥉Arta Ismailaga fiton medaljen e bronzit.

Kategorija Çift:
🥉🥉 Vendi i tretë, medalje bronzi fituan dyshja ENES DUSHKU dhe ARTA ISMAIALAGA

Kështu sportistët nga qyteti i Ulqinit sjellin 6 medalje nga Kampionati Europian për vitin 2019.

Këto ishin ditët më të bukura në karieren time dhe shumë emocionuese. Me këtë ekip kemi punuar plotë nje vit duke u stërvitur gjashtë ditë në javë. Mundim, sakrific, lodhje e angazhim maksimal vetëm që të kemi paraqitje të mirë dhe të arrijmë nivelin Europian.

I falenderoj shumë këto sportistë për seriozitetin dhe maturinë e tyre të cilët në një moshë kaq të re u stërvitën plotë 6 ditët e javës pa ndërprerje për një vitë të tërë.
Falenderoj prindërit që i përkrahen maksimalishtë këto garues.

Falenderojë sposnsorët që na lehtësuan udhtimin tonë në kampionatin Europian ku pa ndihmën e tyre ndoshta nuk do kishim pas mundësi që të paraqitemi. 

Taekwondo Ulqini:
Fikret Dushku, prof.

Share.