Kallaç dorëzoi kandidaturën për president

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari  i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim në Malin e Zi  Hazbi Kallaç dorëzoi  në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kandidaturën për kryetar për zgjedhjet presidenciale të vendit. Kjo është kandidatura e parë e  dorëzuar në KSHZ.

“PDP në përputhje me angazhimet e programit të saj, propozon për kryetar shteti  një njeri të lirë që do të përpiqet për të vërtetën dhe drejtësinë, e që pa dyshim është Kallaç “- raporton Radio Petnjica.

Ata i kërkuan opozitës që të mbështesin kandidaturën që propozoi  Partia për Drejtësi dhe Pajtim në Maltë  Zi  .Për kandidaturën presidenciale, sipas ligjit, kërkohet rreth tetë mijë nënshkrime të qytetarëve. Kallaç paraqiti kandidaturën e tij në KSHZ  me 8.7 mijë nënshkrime.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 14 prill dhe kandidatura  për president mund të dotëzohet deri më  26 mars.

Share.