Kallaba: Qytetit i kanë munguar aktivitetet kulturore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në periudhën para pandemisë globale ka realizuar disa aktivitete të rëndësishme, ndërsa me paraqitjen e virusit korona gjithçka është anuluar. Shumë nga aktivitetet e planifikuara për këtë periudhë janë anuluar ose spostuar për një tjetër afat kohorë, kështu deklaron kryetari i shoqatës Ismet Kallaba. Një ndër organizimet kryesore që ato realizojnë në periudhën e verës është Kalimera Poetike, data e së cilës ishte fundi i muajit korrik ose fillimi i gushtit, kurse këtë vit nuk është e definuar ende si datë. Aktivitete kulturore i kanë munguar qytetit, sepse arti dhe kultura paraqesin ushqim shpirtërorë për njerëzit dhe ato kanë nevojë për to, sidomos pas kësaj periudhe, deklaron mes tjerash Kallaba.

Share.