Kalimi kufitar në Sukobinë – Rekord kalimesh të automjeteve dhe njerëzve

0

Gjatë vitit 2019 në kalimin kufitar Sukobinë-Muriqn pati një numër rekord kalimesh, ku u regjistruan 2 milion e 703 mijë pasagjerë, një rritje prej 14 përqind në krahasim me një vit më herët. Në këtë pikë kaluan edhe 690 mijë automjete, një rritje prej 12.5 përqind nga viti 2018. Sipas komandantit të Stacionit Policor Kufitar në  Ulqin, Zjeljko Xhariq, tendenca e rritjes së numrit të kalimeve ka vazhduar edhe në janar të këtij viti, në të cilin ka pasur 35% më shumë kalime se në të njëjtin muaj vitin e kaluar. Xhariq tha se problemi i kontrabandës së mallrave, kryesisht narkotikëve, ishte i theksuar dhe në vitin 2019 kishte 23 konfiskime të lëndëve narkotike. Viti i kaluar do të mbahet mend edhe për numrin rekord të personave që regjistruan qëndrimin e tyre , rreth 370 mijë persona,që është 143% përqind më shumë sesa në  vitin 2018.

Share.