Kaleziq : Të gjitha akset rrugore të kalueshme

0

Drejtori i NP “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziq, tha se bora dhe ngricat gjatë këtyre ditëve ka bërë që ato të angazhohen maksimalisht dhe ta kenë situatën nën kontrollë. Pika më problematike ka qënë zona e Anës së Malit si dhe rruga e cila të çon për në Krajë, por tashmë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Kaleziq tha se një pjesë të zhavorit dhe të kripës e kanë vendosur në qendër të Katërkollës për të funksionuar më lehtë në raste urgjente. Pas dy ditëve me diell, në ditët në vazhdim pritet përsëri përkeqësim i motit.

 

Share.

Comments are closed.