Kaleziq: Borxhet që na detyrohen ndikojnë në punën tonë    

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i NP “Veprimtaritë-komunale”, Skender Kaleziq, tha për TV Teuta se kjo ndërmarrje nuk është e kënaqur me efikasitetin e mbledhjes së mjeteve për shërbimet e ofruara, sidomos nga amvisëritë, kurse për bizneset gjendja është më e mirë. Sipas tij, në këtë fenomen ndikojnë arsye të shumta, që prej ligjeve në fuqi e deri te mungesa e bashkpunimit të duhur në mes institucioneve.

Borxhet ndaj kësaj ndërmarrjeje, tha Kaleziq, janë të shumtë , jo vetëm nga qytetarët por edhe Komuna e Ulqinit, çka ndikon në efikasitetin e ndërmarrjes, sidomos në shlyerjen e detyrimeve financiare.                                                      

Share.