Kadija zgjidhet drejtoreshë e Radiotelevizionit të Malit të Zi

0

Pas tre raundeve zgjedhore, Andrijana Kadija është zgjedhur sot si drejtoreshë e re e Radiotelevizionit të Malit të Zi, në seancën e Këshillit të këtij institucioni. Kadija në roundin final mori 5 vota , kurse kundërkandidatja e saj Radojka Rutoviq 4 vota.

Përveç tyre , kandidatë tjerë ishin edhe Vlladan Miqunoviq dhe Gjorgje Kustudiq, të cilët në raundin e parë morën nga 1 votë, por edhe kandidatë të  cilët nuk arritën të marrin vota.

Kryetari i Këshillit Vlladimir Paviqeviq, shprehu besimin se ky organ ka zgjedhur kandidatë të mirë dhe se Radiotelevizioni i Malit të Zi do të jetë në nivel të detyrës së vet. Mandati i drejtorit në këtë institucion zgjatë katër vjet.

Share.

Comments are closed.