Kabil Kurti rizgjidhet kryetar i BKA-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e të shtunës në hotel Mediteran në Ulqin  u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Biznis Klub Anamalit.

Pas miratimit të pikave të rendit të ditës, ku ishte raporti i punës dhe raporti financiar për mandatin katërvjeçar u zgjodh edhe Kryetari dhe këshilli i ri drejtues për mandatin e dytë katërvjeçar.

Pas diskutimeve dhe debatëve në Kuvend, ku u vlerësua puna e mandatit të parë u propozua dhe u ra dakort me shumicë unanime që Kryetari Kabil Kurti të vazhdojë edhe një mandat të dytë. Në fjalën përshëndetëse Kryetari Kabil Kurti i falendëroj të pranishmit për përkrahjen dhe besimin e dhënë duke iu premtuar që sëbashku do vazhdojmë në realizimin e projektëve të reja, duke bërë edhe prezantimin e disa prej tyre.

Share.