ANETARET E KESHILLIT KOMBETARE TAKOHEN ME KOMISIONIN E SHENDETESISE, PUNES DHE MIREQENJES SOCIALE TE KUVENDT TE KOSOVES

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e hënë në vizitë pune në Komunën e Ulqinit ka qëndruar Komisioni i Shëndetësisë, punë dhe Mirëqenie Sociale, nga Kuvendi i Kosovës.

Fillimisht, delegacioni i paraprirë nga kryetarja Flora Brovina, u takuan me kryetarin e Komunës Fatmir Gjeka, për të vijuar takimin me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, ku ishin prezent përfaqësues të partive politike, dhe anëtarë të Këshillit Kombëtarë.

Kryetari i Këshillit kombëtar Genci Nimanbegu mysafirët i njoftoi me rolin, punën dhe situatën aktuale të pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.

U fol për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, problemi i pensioneve të shtetasve të Malit të Zi që punuan me vite në institucionet të  ndryshme  të  Kosovës, problemi i shkollimit dhe kuadrove, sistemin shëndetësor, për të cilin u tha se është krejtësisht i centralizuar dhe  udhëhiqet  nga politika.

U prek edhe çështja e dobët e organizimit të shëndetësisë në Anë të Malit, si dhe funksionimi i Maternitetit në  Ulqin.

Në këtë përbërje ishte edhe Zoran Jeliq kryetar i Komisionit për shëndetësi punë dhe mirëqenie sociale në Parlamentin e Malit të Zi.

Share.