Ka ndërruar jetë Nikollë Lulgjuraj, sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, gjendet i shtrirë në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Diplomati nga Malësia, Nikollë Lulgjuraj, i cili ishte sekretar i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak të pësuar derisa po ecte rrugës në kryeqytet, ku është gjetur i shtrirë.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Sipas saj, personi (shtetas i huaj) është dërguar në QKUK, nga ku jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti. Lulgjuraj më parë ka shërbyer edhe në Ambasadën e Malit të Zi në Gjermani.

Share.