Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal

0

Vaksinimi kundër gripit sezonal në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe në stacionin shëndetësor në Katërkollë ka filluar këto ditë, kur është edhe koha optimale për vaksinim. Kulmi i aktivitetit të virusit të gripit pritet nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, tha për TV Teuta drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin ,Pavle Marnikoviq.

Ky institucion është i furnizuar me 800 vaksina për grip, që sipas Marnikoviq është një doze e mjaftueshme. Para se të marrin vaksinën qytetarët duhet të lajmërohen tek mjeku i zgjedhur dhe të caktojnë vaksinimin, sepse nuk guxojnë ta marrin personat të cilët në momentin e vaksinimit kanë temperaturë të lartë dhe ndonjë sëmundje akute. Grupmoshave të cilëve u rekomandohet të marrin vaksinat janë gratë shtatzëna pa marrë parasysh periudhën, fëmijë të moshës prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, persona të moshës mbi 65 vjeç dhe persona me sëmundje kronike. Marnikoviq deklaroi se gjendja shëndetësore në komunën e Ulqinit është stabile.

Share.