Ka filluar protesta në Cetinë: “Jo” fashizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një protestë civile po mbahet në sheshin e Cetinës. Në tubim, siç tha një grup qytetarësh të Cetinës, ata do t’i thonë një “Jo” të fortë fashizmit dhe klerikalizimit të mëtejshëm të shoqërisë malazeze

Ata u bënë thirrje të gjithëve që, siç thanë, kishin në zemër një Mal të Zi civil, demokratik, të lirë, antifashist dhe laik që të mblidheshin në Cetinë dhe të protestonin ndaj atyre që, siç theksuan, i helmuan me gaz lotsjellës, i rrahën me plumba gome dhe shkopinj fundjavën e kaluar.

Ata thonë se ata nuk pajtohen me statusin e qytetarëve të klasit të dytë, me të drejtën e përjashtimit, përndjekjen, shtypjen.

“Le t’i tregojmë bashkësisë ndërkombëtare se ne jemi protestues  paqësorë të etur për demokraci dhe liri! Të gjithë në Cetinë, 12 shtator! Zemër për Cetinën,” thuhet në njoftim.

Share.