Ka filluar paraqitja në afatin e dytë për aftësimin profesionist

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Afati i dytë i paraqitjes të shfrytëzuesve potencial në programin e aftësimit profesionist të personave me arsimim të lartë, ka filluar dje dhe do të zgjas deri të dielën. Shqiponja Gjeka, udhëheqëse e Entit për punësim ka spjeguar se shfrytëzuesit potencial të programit, të cilët pas rrethit të parë të paraqitjes elektronike, kanë mbetur pa mandate në aftësimin profesionist, mund të zgjedhin njërin prej punëdhënësve të prapambetur përmes portalit “e-Uprava”.  Të drejtë për pjesëmarrje në rrethin e dytë kanë vetëm ata të cilët tanimë i kanë dorëzuar fletëparaqitjet dhe në rrethin e parë nuk e kanë fituar punëdhënësin ose nuk e kanë përfunduar paraqitjen. Gjeka thotë se ky vit ishte rekord sa I përket të interesuarve për programin e aftësimit profesional.

Share.