Ka filluar implementimi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skrining, ose programi i zbulimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës parasheh kontrolla të caktuara gjinekologjike me të cilat zbulohet sëmundja para paraqitjeve të simptomave të kësaj sëmundje, edhe pse në shikim gratë mund të duken të shëndetshme.

Ky program është i paraparë për gratë të moshave 30 deri 64 vjeç, ndërsa nga 30 deri në moshën 34 vjeç për herë të parë gratë janë të inkuadruara në këtë program, kështu shprehet dr. Sadije Hollaj. Ajo apelon tek të gjitha gratë  kryesisht nga mosha 30 deri në 34 vjeç që të lajmërohen tek gjinekologja e zgjedhur në mënyrë që të kontrollohen me qëllim të zbulimit të hershëm të qelizave jonormale të qafës së mitrës, në fazat e hershme, kur mund te hiqen me lehtësi para se të zhvillohet kanceri. Duhet theksuar se ky lloj kontrolli bëhet në mënyrë vullnetare dhe nuk ka kosto.

Share.