XHAMIA E KLLEZNES FALEMINDERON TË GJITHË ATA QE NDIHMUAN SHPORTEN E RAMAZANIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dashur vëllezër e motra
Kaloi edhe ky muaj i bekuar, e padyshim aktiviteti humanitarë “SHPORTA E RAMAZANIT” e përfundoi aktivitetin e vet për të tretin vitë me radhë.
Shporta Ramazanit këtë vit trokiti në 220 familje, të Komunës së Ulqinit, rrethit të Anës së Malit, dhe të Krajës. Aktiviteti humanitar në Xhaminë e Klleznës ”Shporta e Ramazanit” është realizuar me sukses dhe pa kurrfarë pengesash.
Nëpërmjet këtij aksioni humanitar Xhamia e Klleznës u bë një urë lidhëse e solidarizimit në mes atyre që kanë ndihmuar dhe familjeve me gjendje të dobët ekonomike, që së bashku ti begatojmë sofrat e iftarit atyre që nuk kanë.
Të dashur vëllezër e motra, nga vendi dhe mërgimi, ju jeni ata që me vullnetin e juaj të mirë kontribuat dhe përkrahët aktivitetin tonë humanitarë, si me të holla si në menyrë materiale, ndihmuat që ky aktivitet të arrijë suksesin. Ju ndihmuat që këto shporta të jenë të begatshme dhe që këto shporta të sjellin sadopak buzëqeshje në shtëpijat e njerëzve me nevojë.
Të dashur vëllezër e motra, ju na ndihmuat që këto shporta të grumbullohen te Xhamia e Klleznës dhe pastaj të shpërndahen direkt në shtëpit e familjeve me nevoja, nëpërmjet komisionit, forumit rinor, vullnetarëve të paraqitur për shpërndarje.
Si kryetar i këtij komisioni dua të falenderoj të gjithë ata që kontribuan dhe na përkrahen në aktivitetin tonë humanitar që ky aksion të arrijë suksesin e tretë me radhë, se pa përkrahjen dhe besimin e juaj ne nuk nuk kishim arritur ti gëzojme këta 220 familje.
Falënderoj po ashtu njerëzit tane nga diaspora e në vecanti nga NJU JORKU dhe CIKAGOJA që kontribuan për këta familje dhe na japën përkrahje dhe kurajo që të vazhdojmë edhe më tutje me këto llojë aktivitetesh.
Falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në transportin e këtyre shportave derë në derë duke mos kursyer as kohën .
Falenderoj Forumin Rinor dhe antaret e tjerë të komisionit që në mënyre të palodhshme paketuan Shportat e Ramazanit, dhe ishin gjithmonë të gatshëm për ndihmë, Falenderoj po ashtu TV TEUTA në përkrahjen e tyre mediatike që nga dita e pare e aktivitetit si dhe mediat e shkruara elektronike.
Në emrin e gjithë atyre familjeve me nevojë e gjejë të obligueshme të ju percjelli urimet më të mira ”ALLAHU JU SHPËRBLEFTË ME TË MIRA DHE JU SHTOFTË TË GJITHËVE BEREQETIN NË FAMILJET E JUAJA”.
Kryetari i komisionit “SHPORTA E RAMAZANIT” në Xhaminë e Klleznës.
ENVER REXHA

Share.