Fronti Demokratik është duke shqyrtuar mundësinë që ish ministri i mbrendshëm i Malit të Zi Andrija Joviqeviq, të jetë kandidat i këtij grupimi politik për zgjedhjet presidenciale, shkruan Dnevne Novine.
Deri tani nuk ka asgjë konkrete, por sipas kësaj gazete, kontakte ka pasur dhe Joviqeviq është i gatshëm ta pranojë kandidaturën. Çdo gjë pritet të jetë më e qartë pas zgjedhjeve lokale në disa komuna të vendit, të cilat do të mbahen në muajin nëntor. Para disa ditëve liderët e Frontit i bënë thirrje opozitës që të përkrahin kandiatin e tyre por fituan përgjigje të mënjëherëshme negative nga Partie Socialdemokrate dhe Demokratët.