Jo vetëm Galebi. Çdo privatizim në Ulqin ka rezultuar i dështuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Historia e ish hotelit Galeb, dikur krenari e Ulqinit, e tani vetëm një rrafshirë për parkim, vazhdon të jetë temë si në debatet politike ashtu edhe çështjet ligjore. Pas shkeljes së të gjitha obligimeve nga kontrata fillestare, komania Rokshped që e bleu këtë hotel, vazhdoi me shkeljet edhe të anekseve të tjera, për çka nuk pati kurrfarë reagimi nga qeveritë e atëhershme. Se në mes klasës politike dhe kësaj kompanie ekzistonte një lidhje përtej interesit publik, u bë më e qartë kur u mësua se edhe toka ku qëndrontet ky hotel, në mënyrë të dyshimtë dhe sekrete ka kaluar në pronësi të kompanisë. Lidhur me këtë ka edhe një proces gjygjsor aktiv por nga i cili janë lirur të gjithë përfaëqsuesit e politikës. Rastësi apo jo, këtë do ta tregojë koha, ose ndoshta ndonjë inicativë e qeverisë së re. Disa nga përfaqësuesit e subjekteve politike të njohur me çëshjten thonë se privatizimit i Galebit është problematik, si ga ana ekonomike ashtu edhe nga ajo juridike.

Omer Bajraktari, këshilltar i LQ URA në Kuvendin e Ulqinit, thotë për TV Teuta se kompania Rokshped ka shkelur të gjitha obligimet e marra, jo vetëm në kontratën fillestare por edhe në anekset që pasuan, dhe fajson direkt qeverinë e atëhershme dhe Këshillin e privatizimit për pasojat që dolën nga ky privatizim.

Mendim të ngjajshëm ka edhe këshilltari i Forcës së Re Demokratike, Ardian Mavriq, subjekti i të cilit ka qenë edhe më i zëshmi në kërkesën për procesim penal ndaj të gjithë përgjegjësve për këtë privatizim të dështuar. Ai shton se Qeveria e re duhet të hap të gjitha dosjet lidhur me këtë çështje dhe të procesojë fajtorët, si për mënyrën e privatizimit ashtu edhe për regjistrimin e tokës si pronë e kompanisë.

Të pyetur nëse dinë për ndodnjë rast të privatizimit z sukseshëm të realizuar në Ulqin, të dy bashbiseduesit tonë kanë përgjigje të njëjtë; Çdo privatizim në qytetin tonë ka qenë jo transparent, i dyshimtë dhe me pasoja negative në ekonominë e qytetit.

 

 

B.Çoba

Share.