Jo më lindje në maternitetin e Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Shtëpinë e Shëndetit ,pikërisht në adresë të drejtorit të këtij Institucioni Shëndetësor Dr. Pavle Marnikoviq ka mbërrijtur vendimi që: “Shtëpia e Shëndetit në Ulqin mund të ofrojë mbrojte të stacionuar shëndetësore në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës” nënshkruar nga  Ministri i Shëndetësisë  Pof.Budimir Shegrt,duke shtuar se materniteti në Ulqin nuk ka sallë të operacionit dhe transfuzion ,kështu që nuk i plotëson kushtet për të kryer lindje.

Ministri Shegrt vizitoi Ulqinin me 21 korrik 2015,e ketë rast  u prek domosdoshmëria e vënijes  në funksion të sallës së operacionit në kuadër të maternitetit, për të cilën ra ideja e partneritetit publik  privat ku do të kyçej edhe Komuna ,nga ajo ditë nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret rreth zgjidhjes së problematikës në fjalë.

Sipas Ministrit Shegrt në punën e këtij institucioni nuk do të ndryshoi asgjë sepse gjinekologët mund të punojnë si deri tani,por lindjet më nuk mund të kryhen në këtë maternitet.

Rikujtojmë që Materniteti i ulqinit është hapur me 5 shkurt 2005,dhe gjer më tani këtu kanë lindur rreth 1.500 foshnje.

Share.