Jellushiq: Problemet në Adë duhet të zgjidhen në mënyrë afatgjate

0

Në lidhje me problemet me erozionin që gjithnjë e më tepër po  godet ishullin e Adës së Bunës në Ulqin, kanë reaguar edhe nga Të Mirat Detare. Drejtori Predrag Jellushiq ka deklaruar se ky problem do të jetë në fokus të kësaj ndërmarrjeje dhe se problemi duhet të zgjidhet në mënyrë afatgjatë përmes angazhimit të profesionistëve nga institucionet evropiane. Sipas tij, në të ardhmen duhet ti kushtohet kujdes edhe më i madh ndërtimeve në zonën bregdetare , në mënyrë që të evitohen problemet e tilla.

Share.