Java e dialogut Kosovë – Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dialogu Kosovë – Serbi ëhstë një prej çështjeve politikë më në zë, jo vetëm në rajon, por edhe në Europë dhe SHBA.

Kujtojmë se në datën 27 Qershor 2020 ishte planifikuar të mbahej një takim me përfaqësues të Serbisë dhe Kosovës në Washington me pjesëmarrjen e të emëruarit të SHBA-së Richard Grenell. Ky takim nuk u mbaj për shkak të lançimit të aktakuzave të Prokurorisë së Specializuar që është nën kompetencën e BE-së , për presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit. Ky veprim u konsiderua si konspiracion politik dhe si mjet “dinak” nga ana e BE-së për të ndaluar çdo përpjekje amerikane për ndikim në këtë çështje, pasi prespektiva e Serbisë dhe Kosovës është e drejtuar vetëm nga Bashkimim Europian.

Me anulimin e pjesëmarrjes edhe të kryeministrit Avdullah Hoti, takimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja u shty për një datë tjetër ende të pa caktuar. Ky është edhe monenti kur BE-ja mori në dorë “frenat” e çështjes me karakter politik por edhe ekonomik që po mban të pa stabilizuar Ballkanin Perëndimor. Në datën 6 Korrik, zëdhënësi i Komisionit Europian për Çështje të Jashtme, Peter Stano njoftoi se këtë të Diel, më 12 Korrik 2020 kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të takohen në Bruksel në një takim të niveli të lartë ku BE luan rolin e ndërmjetësuesit. Ky është takimi i dytë i moderuar nga Bashkimi Europian. I pari u mbajt në Bruksel në Nëntor të vitit 2018. Ky takim do të pritet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian dhe njëkohësisht zëvendës presidenti  Komisionit Europian, Josep Borrel dhe do të ndërmjetësohet nga i emëruari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajkiç. Ky takim gjithëpërfshirës ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Përpara takimit të Brukselit do të mbahet një samit virtual midis dy shteteve dhe presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Përpara këtij takimi, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka qenë dje në një takim formal në Paris. Zyra e kryeministrit ka bërë publike se çfarë është diskutuar në takimin e 7 Korrikut në pallatin Elysee në Paris me presidentin Macron. Kjo është deklarata që vjen prej kryeministrisë:

Sot në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe pjesa tjetër e delegacionit të Kryeministrit, është pritur nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Kjo është vizita e parë bilaterale në Pallatin Elysee e një kryeministri të Kosovës pas shumë vitesh.

Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera. Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për këtë.

Në takim u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Hoti e siguroi Presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.

Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Hoti theksoi se Kosova është e përkushtuar për këtë proces të rëndësishëm, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Presidenti Macron dhe Kryeministri Hoti u pajtuan që të dy vendet të bashkëpunojnë për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy ministrive të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit, të punohet për promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes Francës dhe Kosovës, si dhe të punohet së bashku për promovimin e frankofonisë në Kosovë.

Në fund të takimit, Kryeministri Hoti e ftoi Presidentin Macron për vizitë në Kosovë, të cilën ftesë Presidenti e mirëpriti. Kjo vizitë do të ndodhë në të ardhmen në një moment të përshtatshëm për Presidentin Macron.

 Para se të zhvillohet samiti virtual Macron do të takohet edhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

 

Share.