Jasaviq: Zhvillimi i Ulqinit është i rëndësishëm për krejt vendin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare nënkryetarja  e Qeverisë  Azra Jasaviq. Ajo u prit nga Kryetari i Komunës  Z. Nazif Cungu dhe bashkepunetoret e tij. Në takim u prekën një  sërë temash,veçmas  ato që kanë të bëjnë  me planet  detaje urbanistike dhe  thithjen e investitorëve të huaj në qytetin tonë. Kryetari Cungu theksoi  se për projekte madhore  komunës së Ulqinit i duhet edhe përkrahja e  Qeverisë .

Nga ana  tjeter nënkryetarja Jasaviq, veçoi potencialet e mëdha që ka  Ulqini  dhe  mundësinë e valorizimit  të pjesëve të ndryshme  të  cilat veshtirë se mund të bëhen pa përhkrahjen e Qeverise së Malit të Zi. Më pas  udheheqësit  komunal  në shoqerinë dhe të nënkryetares Jasaviq  vizituan Kriporen dhe Anën e Malit.

Share.