Jasaviq: PSD do të qëndrojë në qeveri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e Qeverisë  Azra Jasaviq beson se Partia Socialdemokrate do të  qëndrojë në qeverinë e besimit elektoral, kurse vendimin e URA-s për të dalur nga kjo qeveri e ka quajtur si të papërgjegjshëm.

Ajo i ka akuzuar rëndë ish bashkëpuntorët e saj, në dikur Malin e Zi Pozitiv, se të vetmin qëllim kanë mbrojtjen e kapitalit të mentorëve të tyre, kurse kapacitetin profesional e kanë tejet të kufizuar, çka sipas saj e ka treguar edhe puna e kuadrëve të tyre në qeveri. Jasaviq thotë se vendimi i URA-s  për të dalë nga qeveria është vendim politik, dhe ata do të vuajnë pasojat qoftë pozitive apo negative të këtij vendimi.

Ajo shprehu mendimin se Partia Socialdemokrate do të vazhdojë qëndrimin në Qeveri sikur se edhe Demos, çka sipas saj tregon qartas se cila nga partitë opozitare ka marrë vendim të gabuar.

Share.