Japonezët të interesuar për investime në turizëm shëndetësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorët e tij pritën dje përfaqësuesit e kompanive japoneze Sigma Engineering, Japan Medical Corporation dhe Martha System co ltd.

Kompanitë në fjalë ishin të interesuara për investim në turizëm, në veçanti atë shëndetësor. Në takim u bë prezantimi i potencialeve investuese në Komunën e Ulqinit dhe lehtësirat  që i ofrohen investitorëve të huaj. Investitorët konstatuan që Ulqini është vend shumë tërheqës dhe me shumë mundësi interesante për investime, dhe se mundësitë e parashtruara do të shqyrtohen edhe me kompani të tjera japoneze.

 

Share.