Jandreoski emërohet drejtori ekzekutiv i Aeroporteve të Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Goran Jandreoski, kandidati nga Maqedonia Veriore është emëruar drejtor i ri ekzekutiv i Aeroporteve të Malit të Zi, u njoftua nga kjo kompani, duke theksuar se atë e ka rekomanduar përvoja e tij e pasur profesionale. Jandreoski ishte drejtor i Agjencisë për Aviacionin Civil në Maqedoninë Veriore, si dhe në pozicione të larta drejtuese në aeroportin e Shkupit. “Ai ka diplomë në inxhinieri elektrike, në menaxhim të aviacionit civil nga Singapori, si dhe është i diplomuar në MBA Aviation në Universiteti Danube Krems, arsyetohen nga Aeroportet. Ata kujtojnë se konkursi për drejtorin e ri ekzekutiv u shpall më 5 maj, për çka aplikuan 14 kandidatë.

Share.