Jacoviq: Policia Komunale nuk respekton marrëveshjen me çka e dëmton imazhin dhe arkën Parking Servisit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në SHPK “Parking Servis” ,  situata materiale nuk është aspak e mirë, deklaroi për Televizionin Teuta drejtori Aleksader Aco Jacoviq. Ai  shprehet se 90% më pak të ardhura janë shënuar këtë sezon, në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore.

Sa i përket investimeve të planifikuara sipas planit të punës, investime të cilat kapin koston prej rreth 400 mijë euro, të gjitha janë anuluar,  Jacoviq shprehet se edhe përkundër situatës së vështirë ekonomike, është investuar në modernizimin e parginut tek ish hoteli “Jadaran”,dhe nën Kala ,por akoma nuk janë përfunduar punimet.

Sa i përket funkcionimit të marimangës ai tha se ajo  nuk funkcionon në kuadër të Parkin Servisit,por të Policisë Komunale.

Jacoviq drejton një kritikë në adresë të Policisë Komunale, pasi nuk është i kënaqur me koordinimin e punëve,sepse nuk rrespektohen disa marrëveshje të cilat i kanë pasur dhe r që kanë ndikuar negativisht në mbushjen e arkës së Parking Servisit, duke menduar këtu në uzurpimin e trotuarëve dhe hapësirave publike të cilat kanë  kontratë për shfrytëzim të parkingut vjetor.

Share.