Jacoviq : Kemi situatë të qëndrueshme financiare. Të gjitha punësimet kanë qenë pa ngjyrosje politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata e krijuar nga pandemia e korona virusit ka ndikuar  që në” Parking Servis” këtë vit të realizohet vetëm 50% të buxhetit të paraparë,shprehet drejtori I këtij shërbimi, Aleksandër Jacoviq.Janë bërë edhe reduktime të punësimeve sezonale për të mos dëmtuar më shumë buxhetin , kështu që situata financiare është në nive të qëndrueshëm.Përveç aktiviteteve të përditshme aktualisht është duke u bërë sinjalizimi i vend parkingjeve.

Shumë shpejt para këshilltarëve të Kuvendit Komunal do të gjendet edhe raporti i punës për vitin 2020,ndërsa janë duke hartuar edhe planin e punës për vitin 2021.

Në” Parking Servis “  janë të punësuar 24 veta, të cilët sipas Jacoviq kanë qenë punësime transparente dhe pa ngjyrosje politike.

Nga një tetori është filluar të aplikohet edhe tarifa dimërore,ku në zonën e parë për një orë qëndrim në parking paguhet 0,40 në vendit të 0.60 euro,ndërsa në zonën e dytë,nga 0,40 të aplikuara në sezonin veror tani pagohet 0.30 euro.

Share.