Italia mposht 2-0 Belgjikën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Italia mposhti 2-0 Belgjikën, skuadër kjo që në fillim të këtij turneu cilësohej si surpriza e Francë 2016. Formacioni i Contes arriti të mposhtë jo vetëm yjet belg, por edhe të gjithë skeptikët, të cilët e sulmuan trajnerin për lojtarët e ftuar në kombëtare për këtë europian.

Një ritëm i mirë i lojës në 45 minutat e para, me Italinë që mbyllej mirë në mbrojtje dhe provonte kundërsulmin, ndërkohë që Belgjika tentoi më shumë të  rrezikonte me gjuajtje nga distanca. Avantazhi i “azurrëve” erdhi në minutën e 32 me Giaccherini që dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga Bonucci.Në pjesën e dytë, belgët rritën presionin në gjysmëfushën italiane.

Talentet e rinj të Wilmots provuan me të gjitha mënyrat për të barazuar, por tentativat e tyre të shumta nuk dhanë asnjë rezultat. Në fundin e ndeshjes, kundërsulmi i shpejt i italianëve solli dhe golin e dytë me autor Pelle. Një nisje e mirë kjo për “azurrët” aq sa dhe vetë Konte nuk mund ta kishte imagjinuar.

Pas asaj në vitin 2000, kjo është hera e dytë që Italia e nis një kampionat europian me fitore.

Share.