Italia lehtëson udhëtimet, 5 ditë në karantinë nëse qëndron gjatë në këtë vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqiptarët që duan të shkojnë në Itali, duhet të paraqesin testin negativ të covid 19 dhe të deklarojnë vetëkarantinimin 5-ditor. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se nëse do të qëndroni në shtetin fqinj më pak se 5 ditë, nuk do të jetë i nevojshëm izolimi.

Rregullat e reja hyjnë ne zbatim duke nisur nga sot, 𝟯𝟭 korrik 2021. të gjithë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi këto rregullat e reja.

Ministria italiane e Shëndetësisë, në udhëzimin e saj të fundit, ka bërë të ditur protokollin e ri të lëvizjes edhe për vendet e listës 𝐃, ku bën pjesë Shqipëria. Përpara nisjes duhet plotësuar formulari 𝐏𝐋𝐅.

Qytetarët duhet të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular. Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen

Share.