Ismet Aloshi vjen me videoklipin e ri te kenges “Ata sy”

Ismet Aloshi vjen me videoklipin e ri te kenges “Ata sy”

0
Ismet Aloshi , kengetari i mirenjohur dhe shume i dashur per publikun ulqinak 
dhe jo vetem , ka qene sot mysafir ne emisionin e mengjesit " Dite e Re " per 
te folur reth projektit me te fundit muzikore te titulluar " Ata sy " . 
Muzika dhe teksti eshte punuar nga artisti kosovare Bini Nebihu ne studion 
muzikore kosovare " Diez Music " perderisa per videoklipin eshte perkujdesur 
vendasi Ali Zigelli . Pjese e videoklipit eshte edhe modelja ulqinake Lara Pejiq.
Kengetari Aloshi tregoi qe shume shpejt do te vije edhe me disa projekte te reja
 ne mesin e te cileve do te jete edhe bashkepunimi me kengetaren e mirenjohur 
shqiptare Lindita Hakaj te cilin do ta sjelle edhe me videoklip. 
Sa i perket dasmave edhe gjate ketij sezoni Aloshi ka qene mjaft i angazhuar si 
brenda ashtu edhe jashte vendit , ku konkretisht sapo eshte kthyer nga Italia 
ku ka qene pjese e gezimit familjare te nje familjeje ulqinake qe jeton dhe 
vepron atje. Per Ismet Aloshin dhe ekipin e tij sezoni i dasmave dhe gezimeve 
familjare perfundon ne muajin janare , perderisa nuk do te mungoje as ne 
programet e vitit te ri te televizioneve prestigjoze kosovare dhe jo vetem .
 Per gjithe suksesin e tije kengetari Aloshi i cili ka 18 vite ne muzike , 
i eshte falenderues se pari Zotit pastaj familjes per te cilen flet me shume
emocion si dhe miqeve te tije.
Please follow and like us: