ISHP rekomandon dozën e tretë të vaksinave anticovid

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Milko Joksimoviq u bëri thirrje qytetarëve të Malit të Zi, të cilët kanë kaluar pesë muaj nga doza e dytë e vaksinës së koronavirusit, të shkojnë dhe të marrin dozën e tretë, dhe të mos mbështeten në nivelet e antitrupave, të cilat nuk janë garanci për mos infektim me sëmundje.

Joksimoviq tha se implementimi i dozës së tretë erdhi për dy arsye – së pari, sepse në disa vende të botës u zbulua  rënie e nivelit të mbrojtjes pas pesë deri në gjashtë muaj, dhe e dyta sepse me kalimin e kohës u vu re se disa vaksina ofrojnë mbrojtje më të dobët tek disa grupe njerëzish. Ai shtoi se për moshat mbi 60 vjeçare  rekomandojnë vaksinën ARN të Pfizer sepse ka më shumë të dhëna për mbrojtjen që ofron.

Duke folur për situatën epidemiologjike në Mal të Zi, Joksimoviq tha se me një numër tre-shifror të personave të infektuar dhe përcjellur për çdo ditë edhe me vdekje, nuk mund të thuhet që situata është e mirë, por është më e favorshme se tre ose katër javë më parë.

Share.