ISHP apelon: Të rinjtë dhe të punësuarit në sektorin turistik të vaksinohen sa më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga ISHP përkujtojnë qytetarët se në këtë ditë vitin e kaluar kishte mbi dy mijë të infektuar  dhe 188 të shtruar në spital, kurse klubet e natës si dhe lëvizja në mes komunave ishte e ndaluar. Ky skenar thonë ata duhet evituar me çdo kusht.

Sot në vend janë edhe 140 mijë turistë, gjë që e komplikon mbikëqyrjen epidemiologjike. Të vetëdijshëm për rëndësinë e turizmit për Malin e Zi, janë formuar ekipe epidemiologjike të cilat në periudhën e ardhshme do të përforcojnë stafet në komunat në të cilat regjistrohet një rritje më e madhe e rasteve të reja, thonë nga ky institucion.  Nga Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi përsërisin edhe një herë thirrjen që punonjësit në industrinë e turizmit të vaksinohen sa më parë,  në mënyrë që të mbrojnë veten dhe familjet e tyre për shkak të numrit të madh të kontakteve që ata kanë çdo ditë. Po ashtu thirrja shkon edhe për të rinjtë, që janë kategoria më pak e vaksinuar në vend.

Share.