ISHA: Partitë të mbesin pa të holla nëse nuk i përmbahen ligjit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë politike duhet ti publikojnë të gjitha informatat për shpenzimin e të hollave, kurse për fushatën zgjedhore nuk do të guxojnë të shpenzojnë të hollat të cilat i marrin nga buxheti shtetëror. Kjo, si dhe mundësia e Ministrisë së financave që partisë ti bllokohen të hollat nëse nuk i shfrytëzojnë sipas rregullave, janë disa nga propozimet të cilat Institucioni shtetëror i auditimit do t’ia propozojë Kuvendit me qëllim të ndryshimit të Ligjit për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore.

Në Kuvend është në vazhdim marrëveshja ndërmjet partive për ndryshimet e legjislaturës zgjedhore kështu që Institucioni shteteror i auditimit do ti dorëzojë propozimet e veta me qëllim që të mos ketë paqartësi me rastin e paraqitjes së raporteve financiare të partive dhe pastaj e kontrollimit të tyre.

Share.