ISHA: Mendim negativ për llogarinë përfundimtare të buxhetit të vitit 2020

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Institucioni i Auditimit Shtetëror (KLSH) dha mendim negativ mbi auditimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit  shtetëror për vitin e kaluar, pasi  u përcaktua se njësitë shpenzuese nuk i harmonizuan plotësisht operacionet e tyre me ligjet që rregullojnë operacionet buxhetore në Mal të Zi.

Ky auditim i referohet periudhës kur në krye të qeverisë ishte Dushko Markoviq, deputeti aktual i PDS.  Auditori dha opinion negativ edhe për rregullsinë e llogarisë përfundimtare për vitin 2019. Për operacionet financiare buxhetore të vitit 2020, u dha mendim pozitiv me vërejtje, i njëjti vlerësim si në vitin 2019.

Share.