INSPEKTORI KOMUNAL TINO REJZI, PERSONI I CILI KA LAJMËRUAR PËR ZJARRIN (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që zjarri ka shpërthyer është bërë e ditur pas disa minutash. Gjatë detyrës së vet, inspektori komunal Tino Rejzi ishte në terren ku e vërejti që zjarri ka kapluar Malin e Bardhë. Siç deklaron për televizionin Teuta, faktori njëri e ka sjellë situatën deri në këtë pikë. Edhe pas apelit të cilin e kanë bërë kryetari i komunës Nazif Cungu dhe kryeshefi i Sherbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Flamur Sella, që gjatë stinës së verës është e ndaluar ndezja në ambiente të hapura, qytetarët kanë vazhduar traditën që bërllogun ta djegin. Papërgjegjësia e tyre ka vënë në pikëpyetje jetën e njerëzve.

Kësaj radhe një dushek ishte ai i cili arriti të ndez një pjesë të Ulqinit.

 

Share.