Injac: Mali i Zi vazhdon të përmirësojë sistemin e mbrojtjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi do të vazhdojë të përmirësojë sistemin e tij të mbrojtjes me dinamikën e planifikuar, pavarësisht nga sfidat aktuale financiare, tha Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injac në takimin me Ministrin e Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar (MB) Anabel MekNikol Goldi. Sipas Ministrisë, Injac falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj të përgjithshme për Malin e Zi në drejtim të reformës dhe forcimit të sistemit të mbrojtjes malazeze, duke përfshirë zbatimin e aktiviteteve që kanë kontribuar në modernizimin e Ushtrisë së Malit të Zi. Ajo theksoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është shumë kuptimplotë dhe me cilësi të lartë, duke theksuar se arsimimi dhe trajnimi i anëtarëve tëUshtrisë së Malit të Zi në institucionet e njohura ushtarake-arsimore në MB do të vazhdojë të jetë një përparësi në bashkëpunimin dypalësh. Injac falënderoi për dhurimin e pajisjeve të kërkimit dhe shpëtimit, duke theksuar se donacioni i përmendur do të përmirësojë më tej kapacitetet e Ministrisë dhe  ushtirsë në aktivitetet e mbështetjes për strukturat civile dhe qytetarët e Malit të Zi. Goldie theksoi gatishmërinë e palës britanike për të mbështetur Malin e Zi në përmirësimin e mëtejshëm të kapacitetit dhe burimeve të sistemit të mbrojtjes malazeze. “Mali i Zi ka demonstruar gatishmërinë e tij për të dhënë një kontribut cilësor në sistemin e mbrojtjes kolektive,” tha Goldie. Ajo theksoi angazhimin e vendit të saj për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të promovojë stabilitetin e rajonit dhe Evropës në tërësi.

Share.