Iniciativa Qytetare: Të ndalohet ndërtimi në Pyllin e Pishave. Protesta të reja më 14 dhjetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Iniciativa Qytetare mbajti sot një konferencë për media në të cilën edhe njëherë shprehën mospajtimin e tyre për shitjen e Pyllit të Pishave, dhe kërkuan  me këmbëngulje që në këtë zonë të mos lejohet ndërtimi. Ata akuzuan politikanët dhe pushtetarët lokal për mungesë sensibilizimi me nevojat e qytetarëve dhe se po punojnë kundër interesave të qytetit. Në konferencë folën Bekim Basha, Dajana Kovaçeviq, dr. Zylfije Duraku , Xhelal Hoxhiq, Sabahudin Vogliq, dhe Zenepe Lika, të cilët potencuan nevojën e mbrojtjes së resurseve natyrore që ka Ulqini, nga devastimi që po u kërcënohet nga papërgjegjshmëria e politikanëve. Pylli i Pishave janë mushkëritë e qytetit dhe pjesa e vetme e gjelbër në të cilën qytetarët e Ulqinit dhe turistët mund të shetisin dhe të marrin ajr të pastër, prandaj vendosja e një moratoriumi në ndërtim në këtë zonë  është diçka e domosdoshme, vlerësuan ata.

Share.