Incident në mes policisë serbe dhe djalit të Krivokapiq. Familjarët lëshojnë Serbinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme djali i kryeministrit të Malit të Zi, ishte objekt i ndërhyrjes së policisë së Serbisë, me ç’rast sipas disa mediave, në të ka pasur edhe ngritje të armës. Lidhur me ngjarjen ka reaguar Qeveria e Malit të Zi . e cila ndërhyrjen e policisë serbe e ka cilësuar si sulm të vrazhdë dhe të papranueshëm ndaj familjes së kryeministrit Krvokapiq.

“Në shoqëri të djalit të kryeministrit, i cili është person nën mbrojtje, ishte edhe një oficeri policisë së Malit të Zi. Policët serb pa ofruar asnjë sqarim apo urdhër me shkrim, ndaluan personat në fjalë  duke u drejtuar atyre edhe armët.”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.  Pas incidentit, për arsye sigurie,  familja e kryeministri Krivokapiq nga Beogradi natën udhëtoi për në Mal të Zi.

“Jemi të tmerruar dhe të shqetësuar për qëndrimin e policisë së Republikës së Serbisë ndaj fëmijëve të kryeministrit malazez, veçanërisht duke pasur parasysh se për shkak të shqetësimeve të ngjashme, vajzat e kryeministrit Krivokapiq duhej të largoheshin një herë nga Beogradi.”, thuhet në reagimin e Qeverisë. Për ngjarjen është prononcuar edhe Ministria e Brendshme e Serbisë , sipas së cilës policët kanë vepruar në mënyrë profesionale, pasi kanë pasur njoftim se në vendngjarje ndodhen persona të armatosur.

Share.