In memoriam:Tri gjenarata në shërbimin shëndetësor të Ulqinit  

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

 

Gani  Karamanaga

Adem ( Musli ) Hidri  ( 1958-2018 )

 

Adem Hidri në Prizren

Sot në moshën  gjashtëdhjetvjeçare ndërroj  jetë  Adem ( Musli ) Hidri. I takonte familjes së vjetër ulqinake e cila ka lënë gjurmë të mëdha në shërbimin shëndetësor të Ulqinit. Fillimisht fillon punën në hotelierinë e Ulqinit, por së shpejti punësohet në Shtëpinë e shëndetit si vozitës i ambulancës së emergjencës e mandej një kohë të gjatë  ka qenë kryeshefi i  repartit teknik. Ka dhënë kontribut në mirëmbajtjen e automjeteve  si edhe në  objektet e shtëpisë së shëndetit , posaçërisht  në ndërtimin e maternitetit. Ishte edhe  kryetari  i organizatës së sindikatit.

Ngushllimet  tona dhe respekt për familjen Hidri.

 

Adem (Mehmet) Hidri

(1902-1957)

I lindur në Ulqin në vitin 1902.

Mundet të thuhet se ka qenë ndër punëtorët  më të parë  shqiptarë në shërbimin shëndetësor të Ulqinit.

Ka punuar si infermier.

Gjithashtu është  ndër  punëtorët  e parë në luftë   kundër malaries në regjionin e Ulqinit .

Ka qenë ndihmësi i dr. Marko Popoviqit.

Punën e ndërpret në vitin 1954, pas sëmundjes të rëndë cerebro vaskulare.

Ulqinakëve të vjetër u kujtohet ky person i cili  gjithmonë ka pasur kohë për të sëmurin. Ka punuar në Stacionin Shëndetësor në Ranë, në afërsi të ish hotelit “Galeb”, si edhe në të gjithë territorin e Komunës së Ulqinit.

Ka vdekur në vitin 1957.

Musli  (Mehmet) Hidri

(1908-1980)

Ka qenë i lindur me 1908 vit në Ulqin në familje të vjetër Ulqinake.

Është vozitësi i parë i  ambulancës në Ulqin.

Në periudhën pas Luftës II Botërore ka  pasur automjetin e parë në Ulqin.

Në fotografinë e sipërme është Musliu dhe  vetura marke “Ford”, të cilën e ka vozitur  njëzet e pesë vjet. Kjo ka shërbyer për të gjithë nevojat e qytetit.

Në vitin 1960  punësohet në shëndetësi dhe deri në pension  në vitin 1974  punon në transportin e të sëmurëve.

Musli Hidri nuk ka qenë vetëm vozitës, por shpeshherë edhe ndihmësi i mjekut.

Për arsye të  rrugëve të vështira dhe të gjata, disa herë i kanë ndodhur si gruaja shtatzëne të lindë gjatë transportit, deri te Materniteti në Cetinë ose në Tivar.

 

Ismet ( Musli ) Hidri ( 1939)

Në vitet e gjashtëdhjeta ka qenë vozitësi i ambulancës në Stacionin shëndetësor të Ulqinit. Në atë kohë si mjekë tëi rinjë punojshin : Dtr. Simë Dobreci, Dr. Halit Buliqi, Dr. Ali Muharremi…

Një kohë të gjatë gjendet në  Amerikë.

 

Share.