In memoriam-Ilirijana Selishta Dervishi: Fëmijët e qendrës me japin dashuri të sinqertë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

U nda nga jeta në moshën 38 vjecare mësuesja e nderuar Iliriana Selishta Dervishi, bashkëshortja e arkitektit Afrim Dervishi dhe nënë e dy fëmijëve . Humbja e Ilirianës është e rëndë për familjarët e saj, por edhe për të gjithë miqtë e kolegët të cilët e kanë vlerësuar lart për punën e palodhëshme me fëmijët. Iliriana ka qënë pjesë e stafit të Qendrës ditore “SIRENA” ku me punën dhe angazhimin e saj u ka qëndruar pranë fëmijëve me aftësi të kufizuara. E ftuar në emisonin “FLASIM” të Televizionit Teuta , mësuese Iliriana e ka theksuar shumë faktin se të gjithë fëmijët janë të barabartë, dhe se femijët me autizëm nuk duhet të paragjykohen , duke apeluar tek çdo prind që mos i fshehin fëmijët e tyre, por ti ofrojnë në institucionet përkatëse me qellim që të bëhen pjesë e shoqërisë. Iliriana me mesazhet që u drejtoj të gjithë shikuesve do të mbetet gjatë në kujtesë si një nënë dhe mësimdhënëse e përkushtuar.

“Femijet me aftesi të kufizuara të japin dashuri të sinqertë dhe çdoherë e kam të veshtirë të ndahem nga ata”, tha Iirijana në emision.

Ngushellime per familjaret, U prehtë në paqe!

Share.