ILIRËT, NUK I TAKOJNË VETËM TË SË KALUARËS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazeta “Epoka e re” e Prishtinës ka nisur të botojë në vazhdime një intervistë të gjatë me ,të ndjerin, akademik Aleksandër Stipçeviq, I cili ditë më pare u nda nga jeta.

Ai thotë se Ilirët nuk i takojnë vetëm të kaluarës, ata jetojnë edhe sot e gjithë ditën në ne. Në Ballkan elementi ilir ende është i gjallë. Të studiosh sot historinë e popujve të Ballkanit e mos ta njohësh substratin kulturor ilir kjo është e pamundur. Pikërisht për këtë ilirët sot janë temë aktuale jo vetëm ballkanike, por edhe evropiane. Studimi i elementit ilir në kulturat e sotme të Ballkanit ka një rëndësi tejet të madhe. Pa njohjen e tij nuk mund të njihet jeta dhe kultura e sotme ballkanike. Prandaj, një ndër problemet që imponohet si qensor në ilirologji është pikërisht ai i raporteve të kulturës ilire me kulturën shqiptare dhe me atë të popujve të sllavëve të jugut.

Share.