Ilir Capuni: No passaran

0

Kryetari i Kuvendit te Komunes se Ulqinit Dr Ilir Capuni ka reaguar ashper ndaj nje teksti te botuar ne web faqen Infoshqip, te titulluar „Pylli i Pishave si sprovë serioze për kryetarin e Kuvendit të Ulqinit!“  Me poshte mund te lexoni tekstin ne teresi:

Sot, më 5 tetor 2019 është një datë e shënuar për mua: sot, për herë të parë, gazetarë pa emër — anonimë dhe, rrjedhimisht, me burrëri të cunguar, më thirrën publikisht, vlerësuan të arriturat dhe të bëmat e mia dhe hodhën mbi mua barrën e shumicës parlamentare në Ulqin, të asaj shumice për të cilën nuk e kanë shkruar as edhe „një shkronjë“.

Dhe më vjen çudi që nuk morrën lapsin  për të shkruar për raportin e auditit të Institucionit Shtetëror të Auditit për Ulqinin, as edhe një fjalë për Mavrianin; për shitjen e tokës në Ranë dhe as shënojnë se kush ka votuar si; e le më për faktin që gjatë protestave të së martes, Komuna, në mungesën time, protestuesve nuk i ka lejuar të kyçen në rrjetin elektrik. Nuk kanë shkruar as edhe një fjalë për ekspozitën e detarisë së Ulqinit, por e kanë marrë tekstin autorial të njërit nga ne…

Qytetari duhet ta ngresë zërin kundër e protestojë shumë! Bile të çirret, sepse zërin ia shuan e shet ky soj gazetarie e aktivizmi që mendon t’i bëjë spin dhe manipulojë gjendjen faktike në momentet më të vështira për Komunën.

#NoPassaran
#DelMeEmërNëMejdan Për të mençurin mjafton!

Share.