Ildiar Demiri mister i botës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ildiar Demiri është djali 13 vjeçar nga Ulqini i cili përfaqësoj Malin e Zi në “Festival Model & Talent World” në Antalia të Turqisë ku shpallet fituesi i çmimit të madh “Mister Children 2016”. Në këtë kompeticion morën pjesë rreth 40 garues nga mosha 3 e deri në moshën 18 vjeçare. Nga 8 deri me datë 15 maj vajza e djelmë nga e gjithë bota garuan në kategori të ndryshme ku patën aktivitete të llojllojshme. Ildiari nga të gjithë kategoritë arriti të shpallet fitues në: Friendship, Fashion Look, Grand Prix Supreme dhe çmimin kryesor fituesin e përgjithshëm. Ky garim përfaqësuesit ton i hapi dyert në fushën e modës.

Kujtojmë që Ildiar Demiri shpallet “Mister Children 2015” që u organizua për herë të parë në Ulqin nga “Albania Event Production” e Shqipërisë dhe fituesit i dha mundësi të konkurojnë në “Festival Model & Talent World” në Antalia.

 

Share.