Identifikohen dy sulmuesit në Kaliforni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia në Kaliforni i ka identifikuar dy sulmuesit në qendrën për shërbime sociale, ku gjatë të mërkurës kanë mbetur të vdekur 14 persona dhe 17 të tjerë janë lënduar. Dy sulmuesit, burri dhe gruaja, Syed Rizwan Farook, 28 vjeçar dhe Tashfeen Malik, 27 vjeçe, janë vrarë në makinën e tyre pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, në një aksion ku ishin të përfshirë 20 oficerë.

Farook, sipas shefit të policisë në San Bernadino, Jarrod Burguan, ka qenë punonjës i qarkut për pesë vite. Por, asnjëra nga viktimat, nuk është identifikuar deri më tani. Qendra rajonale Inland, ku ka ndodhur sulmi të mërkurën në mesditë me kohën lokale në SHBA, ofron shërbime për personat me aftësi të kufizuara zhvillimore ndërsa të shtënat duket se nuk kanë lidhje me klientët e kësaj qendre. Incidenti i së mërkurës është më vdekjeprurësi pas atij në një shkollë në Newtown të Connecticut në 2012-tën, ku ishin vrarë 26 persona.

Një person i tretë është arrestuar teksa po ikte nga vendi i ngjarjes, por policia ende nuk e ka qartësuara nëse ky person ka qenë i përfshirë në sulm. Burri dhe gruaja që kanë vdekur, sipas shefit të policisë, besohet se janë çift.

Share.