Ibrahimoviq: Vështirë të formhet qeveria e re pa boshnjakë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Boshnjake (BS) do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, më shumë se në mandatin e kaluar, tha kreu i listës së kësaj partie, Ervin Ibrahimoviq, duke shtuar se pa to nuk do të jetë në gjendje të formohet qeveria e re.

Ai vuri në dukje se pas zgjedhjeve do të negociohet me të gjitha partitë politike që do të lejojnë zbatimin e programeve të Partisë Boshnjake, afirmimin e pakicës kombëtare boshnjake në institucionet e sistemit, vazhdimin e integrimeve evropiane dhe anëtarësimin në NATO duke theksuar se Partia Boshnjake dëshiron reforma, përparimin dhe avancimin e të gjithë shoqërisë.

“Përveç kësaj, partnerët tanë të koalicionit duhet të pranojnë boshnjakët si realitet dhe të respektojnë subjektin tonë kombëtar dhe fetar”, tha Ibrahimoviq.

Share.