Ibrahimoviq kandidati i vetëm për kryetar të Partisë Boshnjake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ervin Ibrahimoviq është kandidati i vetëm për kryetar të Partisë Boshnjake , u njoftua nga ky subjekt pas seancës së Këshilit Qendror që u mbajt ditën e djeshme.  Kongresi i kësaj partie është planifikuar për më 13 Qershor. Siç u njoftua, në seancë u konfirmuan edhe listat e kandidatëve për përbërjen e ardhshme të Këshillit Qendror , të cilat janë propozuar nga Këshilat Komunal dhe format e veçanta të organizimit.  Gjithashtu, janë konfirmuar listat e delegatëve që do të marrin pjesë në punën e Kongresit. Këshilli Qendror e vlerësoi  pozitivisht programin dhe statutin e ri të partisë, të cilët u dërguan në Kongres për miratim.  Kongresi do të mbahet në Rozhajë, në përputhje me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, njoftohet nga ky subjekt.

Share.