Hyn ne rend dite Propozimligji i deputetit Nimanbegu per Valdanosin(video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot njëzërit deputetët në Kuvendin e Malit të Zi kanë përkrahur propozimin e deputetit Genci Nimanbegu për vendosjen ne rend të dites  Propozimligjin mbi kthimin e pronës në Valdanos, i cili u votua me 76 vota pro dhe asnje kundër.

Deputeti Nimanbegu, si zakonisht, fjalimin e tij e hapi në gjuhën shqipe dhe pastaj u fokusua tek çështja dhe problematika e Gjirit të Valdanosit që nga marrja e tij e padrejtë.

Më poshtë mund të lexoni fjalimin në tërësi:

Mirdita të nderuara zonja dhe zotërinj,

Unë propozoj që në rendin e ditës së Kuvendit  të vendoset  pika e titulluar Propozimligji  mbi eliminimin e pasojave të marrjes së Gjirit të Valdanosit, e cila është dorëzuar këtu në procedurë përsëri  në janar të këtij viti. Këtu bëhet fjalë për një  problem të cilin  qytetarët dhe ish-pronarët e Komunës së Ulqinit e ngritën rreth njëzet vjet më parë, dhe është një rast tipik që qëllimi për të cilin toka u muar me Vendim të organit i cili nuk i  respektoi  të gjitha procedurat për eksproprijim në atë kohë, ka marrë  një milion metra katror tokë, 18 mijë rrënjë ulliri, të cilat as sot nuk  janë në funksion. Kjo padrejtësi e bërë ndaj këtyre pronarëve, e cila për shkak të opinionit  duhet të përsëritet këtu, u përket të gjitha bashkësive fetare, të gjitha kombësive  në Mal të Zi, dhe vetë komunitetet fetare kanë pronë në atë kompleks. Kompleksi  i Valdanosit  është diçka që duhet të ruhet, qëllimi i këtij ligji, ku parashikohet që në procedurën ligjore në më së shumti tre vjet, ky proces përmes Drejtorisë për  Patundshmëri, të inicohet  dhe  kjo pronë në mënyrë ligjore tu kthehet pronarët legjitim dhe të vërrtetë. Unë u bëj apel të gjitha klubeve që të solidarizohen me këtë iniciativë dhe përmes shqyrtimit në këtë Kuvend, tu mundësojmë  këtyre pronarëve legjitim dhe pasardhësve të tyre, të vijnë deri te prona e tyre, e cila u është marrë padrejtësisht .

Share.