Hyn në fuqi tarifa për Rrugën e Kombit, në Kukës priten protesta

Hyn në fuqi tarifa për Rrugën e Kombit, në Kukës priten protesta

0

Sot hyn në fuqi tarifa për qarkullimin në Rrugën e Kombit. E teksa ishte paralajmëruar prej ditësh fillimi i pagesës, pranë sportelit janë parë edhe forca policie të pranishme për të evituar çdo incident.

Më 31 mars të këtij viti në sportelet ku do të paguhet taksa pati protesta të dhunshme nga banorët e Kukësit të cilët parashikoheshin të paguanin të njëjtën tarifë si kalimtarët e tjerë. Por pas një sërë negociatash është vendosur që banorët e Kukësit dhe zonave përreth saj të paguajnë një tarifë të reduktuar. Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe banorët lokalë do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetëm 100 lekësh me TVSH.

Çdo mjet që i korrespondon Qarkut të Kukësit, targat e të cilave janë futur në sistem, dhe çdo banor do të verifikohet përpara se të paguajë tarifën e reduktuar, transmeton tch. Ndërkohë që tarifa për automjetet e tjera do të jetë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).

Please follow and like us: