Hungaria e sheh Serbinë si vend kyç të rajonit, thotë Orban

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se zgjerimi duhet të jetë projekti më i rëndësishëm i Bashkimit Evropian (BE) dhe se Serbia është vendi kyç i Ballkanit Perëndimor në këtë proces.

“Pa Serbinë, rajoni nuk mund të bëhet pjesë e BE-së”, tha kryeministri Orban më 8 korrik në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vizita e tij në Serbi vjen dy ditë pasi ai i paraqiti BE-së disa propozime sesi të fuqizohet blloku. Njëra ndër pikat thoshte se Serbia duhet të bëhet pjesë e BE-së.Gjatë një konference për media, pas takimit me Vuçiqin,

Orban tha se në kohën kur vendi i tij ishte në proces të integrimit, ishte e qartë për të gjithë se nga vendet e Evropës Qendrore, atëbotë Polonia ishte një vend kryesor për integrimin e këtyre vendeve.”Për këtë arsye unë e mbështes anëtarësimin e Serbisë në BE, sepse pas saj është i gjithë Ballkani Perëndimor. Derisa Serbia të integrohet, Ballkani Perëndimor nuk do të integrohet”, tha Orban.

Në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia beson në të ardhmen evropiane, por se do të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë dhe vendet e Grupit të Vishegradit.Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga vendet anëtare të BE-së, Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia, ka kohë që bën presion për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Share.