Humb jetën një pasagjere

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur mbrëm rreth orës 18:00 në rrugën e moçme Tivar – Ulqin tek ura e Mërkotit, autobusi me targa të Shqipërise i cili kishte brenda 57 pasagjer rrëshqiti nga rruga dhe ra në humnerë. Me këtë rast ka humbur jetën një pasagjere e moshës 30 vjeçare, ndërsa shpëtimtarët kanë arritur pas dy orëve të nxjerrin nga autobusi i aksidentuar djaloshin 14 vjeçar. Të gjithë udhëtaret janë hospitalizuar në spitalin e Tivarit, askush nuk ka lëndime në rrezik për jetën. Autobusi Shqiptar kthehej nga Dubrovniku nga një shëtitje turistike. Organet hetuese ende nuk kanë lëshuar komunikat zyrtare rreth rastit të këtij aksidenti.

 

Share.