HUMB BETEJËN GJENERALI

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë kroate me prejardhje shqiptare, Rahim Ademi ka humbur betejën me shtetin kroat për shkak të së cilit ka kaluar shtatë muaj në burgun e Hagës.Ai ka qenë në burg të Hagës nën dyshimin se ka kryer krime lufte ndaj civilëve serb në aksionin “Xhepi i Medakut” në vitin 1993.Ademi ka kërkuar një milion kuna kroate si dëmshpërblim.Sipas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Komunale të Splitit , Ademi është i detyruar të paguajë 30 mijë kuna për shpenzime ligjore, ndërkaq avokati i tij Çedo Prodanoviq ka paralajmëruar ankesë, transmeton HINA.

Share.